Komuna e Lipjanit: Kontratat për stadiumin në Magure janë publike
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Lipjanit ka reaguar pas arrestimit të nëntë zyrtarëve që dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe veprën penale të “Mashtrimit”.

Sipas tyre, janë informuar nga mediat për rastin duke thënë se për stadiumin në Magure, të gjitha kontratat janë publike që nga koha kur janë nënshkruar dhe janë në websajtin e komunës.

“Duke përcjellë mediat dhe portalet, ndonëse zyrtarisht asnjë informatë si institucion i komunës dhe si kryetar i komunës nuk e kemi, konsiderojmë dhe deklarojmë për qytetarët lipjanas dhe opinionin se absolutisht, nuk duam të interferojmë në punën e organeve të  drejtësisë as të paragjykojmë epilogun por ju informojmë së nëse është fjala për stadiumin në Magure, të gjitha kontratat janë publike që nga koha kur janë nënshkruar dhe janë në websajtin e komunës”, thuhet në njoftim.

Komuna sqaron se “dheu i shembur si pasojë e reshjeve të shiut në janar 2021 në stadiumin e Magurës, ka dëmtuar rrethojat e qendrës së azilit në Magure, dhe pas kësaj shembje, komuna dy herë ka publikuar procedura për të riparuar atë shembje dheu nga reshjet dhe në të dy rastet të dy operatoret e kontraktuar (njoftimet janë publike në websajt) nuk kanë kryer punimet dhe nuk janë paguar për punët e pakryera”.

Sqarim:

Duke përcjellë mediat dhe portalet, ndonëse zyrtarisht asnjë informatë si institucion i komunës dhe si kryetar i komunës nuk e kemi, konsiderojmë dhe deklarojmë për qytetarët lipjanas dhe opinionin se absolutisht, nuk duam të interferojmë në punën e organeve të  drejtësisë as të paragjykojmë epilogun por ju informojmë së nëse është fjala për stadiumin në Magure, të gjitha kontratat janë publike që nga koha kur  janë nënshkruar dhe janë në websajtin e komunës.

Duke ndjekur shkrime me shumë të pavërteta rreth shumës së mjeteve të përmendura, ju inkurajojmë vlerat në kontrata dhe specifikat tjera lehtë mund ti verifikoni në websajtin e komunës.

Për aq sa ne jemi në dijeni dheu i shembur si pasojë e reshjeve të shiut në janar 2021 në stadiumin  e Magures, ka dëmtuar rrethojat e qëndrës së azilit në Magure. Pas kësaj shembje, komuna dy herë ka publikuar procedura për të riparuar atë shembje dheu nga reshjet dhe në të dy rastet të dy operatoret e kontraktuar (njoftimet janë publike në websajt) nuk kanë kryer punimet dhe nuk janë paguar për punët e pakryera.

Ne, kuptojmë dhe inkurajojmë punën e organeve të drejtësisë që të jetë e pavarur dhe korrekte, por asesi deklarimet paushalle e të paverifikuara. Duhet të vlejë prezumimi i pafajësisë deri në vërtetimin e fajësisë e jo me komente me erë tërësisht politike pa asnjë lloj verifikimi të së vertetës.

Nëse ky parim sipas disave nuk vlenë për të gjithë njejtë, atëherë përdorne standartin e njejtë edhe për shërbyesit civil. Përkatësia politike e shërbyesëve civil nuk duhet t’u shërbej gjuetarëve kujdestarë për shfrenime të urrejtjeve përsonale e politike.

Të presim verdiktin final pastaj të gjykojmë.

Ne po angazhohemi që shumë shpejt të përfundojnë investime për të finalizuar punimet në stadium dhe ju sigurojmë se punimet do të përfundojnë gjatë këtij viti.

https://kosovapress.com/arrestohen-nente-persona-per-keqperdorim-te-pozites-dhe-per-mashtrim-demi-i-tyre-arrin-300-mije-euro/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024