Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton në parim tri projektligje
Lexohet për: 2 min.
309238917_638299781026408_575564030955501505_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Çështje të Sigurisë ka diskutuar me dyer të mbyllura kur janë përmendur kazinot në Karaçevë. Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha ka kërkuar nga mediat që të lirojnë sallën, ku më pas është vazhduar diskutimi me dyer të mbyllura. Në mbledhjen e së martës janë miratuar edhe tri projektligje.

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë kanë miratuar në parim projektligjin për Tubime Publike, Sigurinë Kibernetike dhe për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni ka folur për ikjen e pjesëtarëve të FSK-së nga vendi. Për çka ka propozuar që të kërkojnë informacione nga Ministria e Mbrojtjes.

“Kishte me qenë mirë ne si komision t’ia bëjmë një pyetje me shkrim ministrit, se a është e vërtetë se ka rritje të numrit të pjesëtarëve të FSK-së që po largohen. Dhe si është interesimi i tyre për të konkurruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës?”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryetari i komisionit Bekë Berisha i cili ka ngritur çështjen e kazinove në Karaçevë, ka kërkuar që të mbyllet komisioni për media.

“Në Karaçevë është paraqitur një problem tjetër... janë hapur kazinot. Si rregullohet ajo punë, MPB-ja ju ka thënë se duhet me thirr KFOR-in se është e përcaktuar. A mundeni të na i lironi sallën se po e mbyllim?”, ka thënë Berisha.

Mbledhja e komisionit ka vazhduar me dyer të mbyllura. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025