Komisioni për Buxhet jep dritën jeshile për Projektligjin e ri financiar
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Komisioni për Buxhet jep dritën jeshile për Projektligjin e ri financiar
hekuran murati 1234
20/04/2026 - 17:50
Linku u kopjua

Komisioni për Buxhet miratoi raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim.

Kjo u miratua me 6 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratohet.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka përmendur që propozimi trajton tri çështje.

"Çështjet që ne i kemi sjellë si propozim-ligj, të cilat i ka shpjeguar mirë edhe kryetari, por po mendoj që është e udhës edhe njëherë të sqaroj që këtu kemi të bëjmë me propozimin, pra, apo projektligjin që kemi sjellë ne, trajton kryesisht tri çështje apo tri tema. E para ka të bëjë me ridefinimin e asaj se çka quhet shoqatë e kontabilitetit dhe detyrimin për t'u anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit apo në mënyra të tjera se si mund të quhet kjo shoqatë. Pra kjo është ridefinim sepse ka qenë pikë e këtij sektori. E dyta ka të bëjë me dorëzimin edhe në formë digjitale të pasqyrave financiare, gjë që e lehtëson procesin dhe rrit saktësinë e informatave. Edhe e treta ka të bëjë me masat disiplinore dhe marrjen e licencave apo ndëshkimin e licencave, gjë që nuk ka qenë mirë e rregulluar në të kaluarën apo që në mënyrë që të rritet edhe disiplina, por edhe të sigurohet që auditimi i ligjor i gjithë është konform kritereve dhe standardeve të duhura. Pra, këto tri janë ato tri tema", tha Murati.

Ndërsa, kryetari i komisionit për Buxhet, Enver Haliti i ka treguar amandamentimet që i votoi komisioni e të cilat sipas tij, janë tekstuale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026