Kombëtarja shqiptare zhvillon miqësore me Katarin më 9 nëntor
Lexohet për: 2 min.
kOMBETARJA
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shqipëria do të luajë miqësoren e tretë në muajin nëntor përveç atyre ndaj Italisë (16 nëntor) dhe Armenisë (19 nëntor).

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare do të përballet me Katarin, në ndeshjen që do të luhet më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës e që do të nisë në ora 18:30.

Të dyja Federatat kanë arritur marrëveshjen për këtë miqësore dhe kanë zyrtarizuar akordin për atë që do të jetë përballja e tretë në histori mes dy vendeve. Dueli i parë mes Shqipërisë dhe Katarit është luajtur në maj të vitit 2012 dhe miqësorja e luajtur në Madrid përfundoi me fitoren 2-1 të kuqezinjve me gola të shënuar nga Elis Bakaj dhe Erion Bogdani.

Sfida e dytë ka qenë ajo e luajtur më 22 maj 2016 në Austri, një nga testet e fundit para pjesëmarrjes së Shqipërisë në finalet e Euro “Francë 2016”. Miqësorja u mbyll me fitoren 3-1 të përfaqësueses shqiptare me gola të realizuar nga Arlind Ajeti, Ermir Lenjani dhe Armando Sadikut.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë ndeshje do të jenë nga kampionati shqiptar, ashtu siç ndodhi në miqësoren me Arabinë Saudite.

Ky test do të jetë një jetët mundësi shumë e mirë për të testuar dhe për të parë në aksion elementët e spikatur të kampionatit shqiptar, shkruan ATSH.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025