Komandanti i ri i KFOR-it mbërrin në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
IMG-20241004-WA0049
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Komandanti i ri i KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani arriti sot në Aeroportin e Prishtinës, ku është pritur nga ambasadori i Italisë Antonello De Riu.

Gjeneralmajor Barduani do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it. Ai do të pasojë gjeneralmajor Özkan Ulutash në një ceremoni të planifikuar më 11 tetor.

Barduani do të jetë gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it. Ai ka pasur një karrierë të gjatë dhe të spikatur si brenda dhe jashtë vendit. Posti i tij i fundit ishte në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto, ku shërbeu si shefi i politikës së mbrojtjes.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, si reagues i tretë i sigurisë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025