Komanda e Forcave Tokësore realizoi Taktikën me Njësi të Vogla me Policinë e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur trajnimin katër javor Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV), program i adaptuar nga trajnimi Pri-Rangers i Ushtrisë Amerikane. Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqerdonci tha se bëhet fjalë për një trajnim me karakter profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët të përgatiten për  përmbushjen e misionit. “Gjatë trajnimit 4 javor pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të FSK-së, përkundër sfidave dhe programit intensiv kanë arritur që me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm të përfundojnë në mënyrën më të mirë trajnimin. Trajnime të tilla përgatisin institucionet e sigurisë që në rast të intervenimeve të përbashkëta të veprojnë si një trup i përbashkët për të arritur qëllimin përfundimtar,” tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025