KOK i gëzohet vendimit për liberalizimin e vizave
Lexohet për: 1 min.
11-KOK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Parlamenti Evropian miratoi sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Sikurse qytetarët e Kosovës, këtij lajmi i është gëzuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili uroi të gjithë sportistët dhe federatat e sportit për këtë vendim, raporton KosovaPress.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është lajm i mirëseardhur edhe për sportin e Kosovës, konkretisht sportistët, për të cilët pajisja me vizë vazhdon të mbetet sfidë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

KOK uron gjithë sportistët dhe federatat sportive për vendimin e marrë sot, me shpresën dhe besimin se sportistët tanë prej 1 janarit 2024 do të mendojnë vetëm për rezultatet e tyre”, shkroi KOK në “Facebook”.

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025