Koeman pas eliminimit të Rumanisë: Ne jemi holandezë dhe duhet të luajmë mirë
Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka folur për mediat pas fitores së kombëtares së tij kundër Rumanisë sot.
Holanda e mposhti bindshëm 3:0 Rumaninë për ta siguruar një vend në çerekfinalen e Kampionatit Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.
Pas ndeshjes, Koeman tha se fillimi i ndeshjes së sotme ishte i vështirë, por se Holanda i shkaktoi Rumanisë probleme të mëdha.
“Ndonjëherë është e vështirë të shpjegosh pse luani keq dhe pse arrini një nivel të lartë. Sot fillimi ishte i vështirë, por përfundimisht gjetëm lojën tonë dhe u shkaktuam atyre probleme. Ndoshta një pikë kritike ishte se u desh shumë kohë për të shënuar golin e dytë. Ne i shkaktuam Rumanisë probleme të mëdha me sulmin tonë”, tha Koeman.
Më tej, Koeman u shpreh i lumtur me paraqitjen e sotme të Holandës.
“Rezultati përfundimtar është gjithmonë më i rëndësishmi. Megjithatë, ne jemi holandezë dhe duhet të luajmë mirë. E gjithë performanca e sotme ishte e jashtëzakonshme. Kjo është ajo që na duhet për të pasur një shans për të vazhduar në këtë turne. Nëse biem me performancën tonë, nuk do të shkojmë në finale”, tha Koeman.