KMDLNj kërkon nga ZRrE-ja kompensimin e 40 milionë eurove në tre muajt e parë
Lexohet për: 3 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriur (KMDLNj) propozon që kompensimi i mbi 40 milionë euroeve nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të bëhet për tre muaj, me para të gatshme duke përfshirë kamatat e rregullta bankare dhe ato ndëshkuese, shkallën e inflacionit dhe ngritjen e çmimeve.

Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vërtetuar vendimet e gjykatave tjera duke kërkuar që ZRrE t'ua kompensojë qytetarëve të Kosovës shumën prej 40 milionë eurove që në mënyrë të kundërligjashme janë faturuar në periudhën 2012 - 2017 për t'ua paguar rrymën qytetarëve të katër komunave në veri të Kosovës të cilët asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, që nga përfundimi i luftës, deri më sot.

“ZRrE e ka pranuar këtë vendim por se nuk është deklaruar për mënyrën e kompensimit. Fillimisht bëhej fjalë për 100 milionë të vjedhura e që me alkiminë e këtij rregullatori zhvatës u zvogëlua në 40 milionë. Qeveria aktuale e Kosovës për këtë vendim e ka zgjedhur gjuhën e peshkut - të heshtjes ndonëse nuk ka lënë pa kritikuar vendimet tjera”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se ky kompensim do të mbikëqyrej nga një Komision parlamentar i udhëhequr nga opozita e tashme. “Mënyrat tjera të kompensimit përmes faturave në të ardhmën është legjitimim i vjedhjes sikur edhe krijim i mundësive tjera për vjedhje. Ministrja shpërdoruese e ndërlidhur me ZRrE - në  Artane Rizvanolli deklaroi se këtë vit nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike edhe ashtu më e shtrenjta në rajon dhe e përafërt me çmimet në vendet e BE - së. Menjëherë pas kësaj deklarate, ZRrE doli me informatë se në mars apo prill të këtij viti do të ketë shqyrtim të tarifave të energjisë elektrike. ZRrE po e bënë punën që më së miri dinë ta bëjë, rrjepjen e lëkurës së konsumatorëve përmes vjedhjes duke fryrë dhe ngritur çmimin e rrymës dhe duke diskriminuar qytetarët në baza etnike. KMDLNj- ë ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojë ZRrE -në për faktin se të gjitha nivelet gjyqësore kanë vërtetuar se qytetarët janë dëmtuar - vjedhur nga ky Rregullator i kriminalizuar për së paku 40 milionë euro. Pas hetimeve, KMDLNj mendon se kjo shifër do të dali shumë më e lartë”.

Në reagim thuhet se për KMDLNj është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm mosreagimi i qytetarëve, si gjatë faturave me çmime shumë të larta dhe të papërballueshme muajve të fundit, ashtu edhe me ‘lojën e pingpongut për kompensim si dhe paralajmërim për shtrenjtim të radhës’.

“Qytetarët e Kosovës, në vend se të marrin kredi me kamata shumë të larta për t'i paguar faturat e rrymës, më efektive dhe më pak e kushtueshme do të ishte të protestojnë në numër të madh para ZRrE dhe qeverisë në mënyrë që t'i realizojnë të drejtat e tyre që brutalisht po iu shkelen. Deri sa qytetarët të heshtin, loja e pistë e ZRrE do të vazhdojë”, thuhet në fund të reagimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024