Klubi i Futbollit Gjilani në mesditën e së hënës përmes një komunikate zyrtare njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerit Ismet Munishi.
Në njoftimin e lëshuar nga skuadra gjilanase nuk u dhanë arsyet prapa këtij vendimit, por aty pati vetëm një falënderim për Munishin dhe njëkohësisht urim për karrierën e tij në vazhdim.
“Prej ditës së parë deri më sot isha shumë krenar që isha në bankinën e klubit të madh SC Gjilani! Falenderoj presidentin Florim Zuka për mundësinë dhe përkrahjen që ma dha, tifozerinë “Skifterat” që së bashku ndajtëm gëzime e kohëve te fundit edhe hidhërime për fat te keq!”, ka shkruar fillimisht Munishi.
“Kush me njeh e din se e bëjë punën me zemër dhe përkushtohem 100%, por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme që ne të dalim kampion për çka edhe vendosem t’i ndajmë rrugët”, ka shtuar ai.