Klopp me “fëmijë” edhe kundër Southamptonit
Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Liverpoolit dhe Southamptonit.
Përballja e sotme mes dy skuadrave i takon raundit të 1/16-ës së FA Cup, raporton KosovaPress.
Liverpooli rikthehet në këtë ndeshje pas triumfit në Carabao Cup, ku në finale e mposhti Chelsean me shifrat 1:0, me një formacion që përbëhej kryesisht nga lojtarë të rinj nga akademia.
E si duket të njëjtën gjë Klopp e ka bërë edhe sot, ku e nis ndeshjen me “fëmijë”.
Sa i përket duelit të sotëm, te Liverpooli mungojnë Alexander-Arnold, Alisson, Bajcetic, Jota, Gravenberch, Jones, Matip, Thiago, Nunez, Salah, Endo dhe Szoboszlai, kurse te Southamptoni nuk do të paraqiten Larios dhe Stewart.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-4-2): Kelleher; Gomez, Van Dijk, Quansah, Tsimikas; McConnell, Clark, Koumas, Bradley; Elliott, Gakpo
Southampton (4-3-3): Lumley; Bree, Stephens, Bednarek, Manning; Aribo, Rothwell, Charles; Edozie, Mara, Sulemana