SHBA vendos sanksione ndaj partnerit të biznesit të Igor Dodik në Republikën Serbe
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Arkive
Foto Arkivë
1 orë më parë
Linku u kopjua

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OFAC) vendosi sanksione ndaj Vladimir Perishiq dhe kompanisë "Elpring", duke e sjellë atë në lidhje, siç shpjegohet, me rrjetin e korruptuar të patronazhit të presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik dhe djali i tij Igor Dodik.

“Ky rrjet është i lidhur drejtpërdrejt me Igor Dodik, djalin e Milorad Dodik. Për vite me radhë, Dodik përdori pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe Igor. Ky korrupsion ka kontribuar në minimin e besimit të publikut në institucionet shtetërore të Bosnje-Hercegovinës dhe sundimin e ligjit”, thuhet në deklaratën e OFAC.

Perishiq ishte drejtor i kompanisë “Prointer ITSS”, e cila më parë ishte në listën e zezë amerikane, prandaj edhe biznesi i asaj kompanie ishte mbyllur. Kompania “Elpring” u krijua pasi kompania “Kaldera” nga Laktashi u godit nga sanksionet amerikane.

OFAC deklaroi se Dodik, si dhe bashkëpunëtorët dhe ndihmësit e tij, vazhdojnë të përdorin pozicionin e tyre të privilegjuar për të minuar besimin e publikut në kornizat rajonale të paqes dhe institucionet që kanë sjellë stabilitet dhe siguri në BeH.

Ai tha gjithashtu se SHBA mbetet e përkushtuar për të ekspozuar përpjekjet e Dodik dhe familjes së tij për të ruajtur rrjetet e tyre të korruptuara.

OFAC theksoi se veprimi i sotëm përforcon akuzat e mëparshme kundër Dodik, duke ekspozuar përpjekjet flagrante të Igor Dodik për t'iu shmangur sanksioneve të SHBA dhe duke synuar individë që mundësojnë aktivitete familjare që pengojnë zhvillimin demokratik në Republikën Serbe".

"Dodik përdori pozicionin e tij zyrtar për të drejtuar kontratat e qeverisë së RS në një rrjet kompanish private, të cilat ai dhe Igor i mbikëqyrin. Ndërsa Igor kontrollon shumë prej kompanive në këtë rrjet, ai fsheh lidhjen e tij personale me kompanitë duke u mbështetur në pronarë dhe drejtorë të ndryshëm nominalë”, thuhet në deklaratë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024