Kjo është skuadra që siguron kalimin në Serie-A
Lexohet për: 1 min.
serie-a
1 vit më parë
Linku u kopjua

Frosinone ka arritur edhe zyrtarisht promovimin në Serie A pasi mposhti Regginan me rezultat 3-1 për të shkuar në 10 pikë larg vendit të tretë me tre ndeshje para fundit të sezonit të Serie B.

Golat nga Gennaro Borelli, Roberto Insigne, vëllai më i vogël i ish- yllit të Napolit , Lorenzo dhe Giuseppe Caso ishin të mjaftueshëm për të mposhtur Regginan në “Stadio Benito Stirpe”.

Frosinone aktualisht ka 71 pikë nga 35 ndeshjet e ligës dhe vetëm Genoa e vendit të dytë , katër pikë prapa me tre ndeshje përpara, mund t'i pengojë ata të fitojnë titullin e ligës.

Drejt këtij suksesi, Frosinonne u drejtua nga trajneri Fabio Grosso, i cili tha: “Jam i lumtur”.

Grosso, i cili ka pasur përvojë të mëparshme menaxheriale me Juventus Primavera, Bari, Hellas Verona dhe Brescia, ka parë një përmirësim të ndjeshëm nga skuadra e tij gjatë sezonit, pasi përfundoi i nënti në Serie B në edicionin 2021-22.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025