Kjo është gjendja në pikë-kalimet kufitare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me pritjet në pikë-kalimet kufitare.

Sipas këtij përditësimi pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë regjistruar në Merdarë, pesë deri në 10 minuta e po ashtu njëjtë edhe në Jarinjë, derisa në pikat tjera kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta.

Ndërsa, pritje më të gjata ka në dalje.

Tek Dheu i Bardhë po pritet deri në dy orë, derisa kolona është 1200 metra.

Në pikë-kalimin kufitar në Merdarë për të dalë nga Kosova pritjet janë nga një deri në një orë e 20 minuta, kurse kolona është deri në 500 metra./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024