Gjendja në rrugët e rajonit të Prishtinës në orët e pasdites është kryesisht pa kolona dhe pritje të gjata.
Në drejtim të Fushë Kosovës dhe në të dalë nga ky qytet drejt aeroportit “Adem Jashari” dhe Sllatinës së Madhe vërehet një qarkullim më i madh veturash.
Qarkullim më i dendur në kryeqytet ka kryesisht në lidhjen e rrugës nga gjimnazi “Xhevdet Doda” e deri te lidhja në rreth-rrotullim te hekurudhat, në rrugën “Ahmet Krasniqi në lagjen “Arbëria” e deri te lidhja e rrethit në rrugën “Widrow Wilson”, dhe në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”, si dhe në hyrje të Gërmisë.
Ndërkaq rrugët “Zagrebi” në lagjen “Arbëria” dhe “Migjeni” në qendër ka një qarkullim më pak të dendur të automjeteve, sikurse edhe në rrugën te Salla “1 Tetori” dhe në rrugën “Haxhi Zeka”.
Zakonisht, ditëve të tjera rrugët në kryeqytet janë kryesisht me kolona dhe pritje të gjata të automjeteve, qoftë në qendër apo edhe në pikat hyrje-dalje të Prishtinës.