Një ekip kinez zbuloi një koronavirus të ri lakuriqësh nate që paraqet rrezik për transmetimin nga kafsha te njeriu pasi përdor të njëjtin receptor njerëzor si COVID-19, raportoi një e përditshme e Hong Kongut, duke cituar studimin e fundit.
Studimi, i kryer nga Laboratori Guangzhou në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Guangzhou, Universitetin Wuhan dhe Institutin e Virologjisë Wuhan, u botua në revistën shkencore Cell të martën, raportoi South China Morning Post, transmeton AA.
Virusi i njohur si HKU5-CoV-2, është një prejardhje e re e koronavirusit HKU5 e zbuluar në lakuriqët e natës japonezë në Hong Kong.
Testet laboratorike zbuluan se virusi mund të infektojë qelizat njerëzore dhe indet e mushkërive dhe të zorrëve të rritura artificialisht. Ai gjithashtu mund të lidhet me receptorët ACE2 te njerëzit, lakuriqët e natës dhe kafshët e tjera, duke rritur gjasat e transmetimit midis specieve.Shi Zhengli, shkencëtarja kryesore e studimit, është e njohur për punën e saj në Institutin e Virologjisë në Wuhan, i cili është vënë nën kritika për shkak të pretendimeve se COVID-19 e ka origjinën nga një rrjedhje laboratorike, të cilën Shi e ka mohuar.
Kina hodhi poshtë më parë "teorinë e mbështetur nga CIA" se pandemia COVID-19 erdhi nga rrjedhja aksidentale laboratorike në Wuhan dhe jo nga transmetimi natyror në një treg.