Kina do t’i dhurojë Katarit dy panda me rastin e Botërorit
Lexohet për: 1 min.
panda
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kina njoftoi se do t'i dhurojë Katarit dy panda gjigante me rastin e Kupës së Botës në futboll, që do të mbahet në vendin e Gjirit nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

“Është një dhuratë nga 1.4 miliardë kinezë me rastin e Kupës së Botës në Katar dhe me siguri do të bëhet një simbol i ri i miqësisë Kinë-Katar”, tha ambasadori kinez në Doha, Zhou Jian.

Pandat Suhail dhe Soraya do të mbërrijnë në Katar në tetor, pak para fillimit të turneut.

Suhail është emri i një prej yjeve më të shndritshëm që mund të shihet në Gji, ndërsa Soraya është emri arab për grupin yjor Plejada.

Kina, vendi më i populluar i planetit, nuk u kualifikua në Kupën e Botës, por kompanitë kineze morën pjesë në ndërtimin e objekteve për garën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025