Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës për ndeshjen mes Kikës dhe Vushtrrisë që u luajt javën e kaluar, ku u sulmua referi kryesorë i takimit.
Dy lojtarë, përfaqësuesi e zyrtari i klubit dhe ndihmës trajneri i klubit Kika janë dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i FFK-së, raporton KosovaPress.
Lojtari i Kikës, Francisko Talison u pezullua pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës pasi që e gjuajti me mbrojtëse të këmbëve referin kryesor të ndeshjes Kika-Vushtrria.
Përfaqësuesi zyrtar i Kikës, Naim Biqkaj u pezullua pa të drejtë ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës pasi që nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes dhe gjatë ndeshjes ka qëndruar gjatë gjithë kohës në bankë bashkë me lojtarët rezervë dhe shtabin teknik.