Operacionet ajrore ruse mbi Ukrainën lindore kanë rënë ndjeshëm pasi mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi së fundmi disa avionë rusë, sipas Kievit zyrtar.
"Sistemet e mbrojtjes së partnerëve perëndimorë kanë një efekt," tha zëdhënësi i Forcave Ajrore Yuriy Ikhnat në Kiev, raporton Ukrainian Pravda.
Vetëm pak ditë më parë, Ukraina tha se forcat e saj rrëzuan një avion rus zbulues A-50. Në janar, Kievi rrëzoi gjithashtu një avion të çmuar dhe shumë të rrallë të përdorur për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore.
Pavarësisht pranisë së sistemeve të mbrojtjes në vijat e frontit, Ukraina ankohet për mungesën e sistemeve shtesë për të mbrojtur qytetet e saj të mëdha. Së fundmi, të paktën dhjetë persona u vranë në një sulm ajror rus gjatë natës që synonte qytetin port ukrainas të Odesës.