Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë
Lexohet për: 1 min.
0-doarsa-Kica-2022-3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ka qenë me të vërtetë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë dhe se nuk ka qenë vetëm fushatë politike. Ajo ka theksuar se kur nga 47 aktakuza, 43 hidhen poshtë, kjo tregon për gjendje alarmante në sistemin e drejtësisë.

“Ka pasur edhe raporte të shumta të Komisionit Evropian që në vazhdimësi kanë folur për dështimin absolut të mekanizmave ekzistent për ta vlerësuar veten. Po, sepse në momentin kur ti ke vite që po kalojnë, ndërkaq ke raste të tilla ku i ke 47 aktakuza nga të cilat 43 të hidhen poshtë, më nuk je duke folur për një rast ku ne kemi probleme standarde në sistem të drejtësisë – kjo është emergjencë kombëtare në sistemin e drejtësisë”.

“Atë që e thatë ju, nuk e di në qoftë se ka qenë propagandë e fushatës çështja e vetingut, por çka unë mund të them, unë kur kam hyrë me idenë që të bëhet vetingu, nuk kam hyrë me fushatë sepse unë e kam synuar vetingun”./Klan Kosova

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024