Në mungesë të kuorumit Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dështuar të zgjedhjes kryesuesin e ri. Shqetësimet për këtë situatë kanë paraqitur anëtarët e Këshillit Gjyqësor.
Për pozitën e kryesuesit të KGJK-së janë Rrustem Thaçi, anëtar i zgjedhur nga Gjykata Supreme, si dhe Besnik Bislimaj nga Gjykata e Apelit.
Gjyqtari Rrustem Thaçi i cili është edhe kandidat për kryesues të Këshillit Gjyqësor të Kosovë teksa ka shprehur shqetësimet për dështimin të mbledhjeve, tha se anëtarët e KGJK-së duhet të jenë të pandikuar për të votuar për një kandidat.
Sipas tij, sinkronizimi i veprimeve me strukturën politike, me grupe të interesit dhe persona të tjerë nënkupton saktësisht dështimin e procesit të zgjedhjes së kryesuesit të KGJK-së.Zëvendëskryesuesja e KGjK-së, Arjeta Sadiku deklaroi se dëshiron të besojë që dikush me qëllim po i bojkoton mbledhjet e këshillit, megjithatë shtoi se gjyqtari Fahret Vellija nuk ka dërguar prova për gjendjen shëndetësore.
Disa prej anëtarëve kërkuar që mbledhja e ardhshme të caktohet për nesër, por kjo nuk ka gjetur mbështetje nga anëtarët e tjerë, të cilët kanë vlerësuar se një gjë e tillë nuk do të kishte efekt nëse ai mungon sërish.
Sipas rregullores mbi Organizimin dhe Veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në pikën 6 përcaktohet se “Pozita e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit duhet të plotësohet brenda tridhjetë ditëve, prej ditës që këto pozita mbeten të lira“.
Këshilli, aktualisht ka 9 anëtarë, ndërsa kryesues i Këshillit Gjyqësor deri në fillim të muajit mars ishte Albert Zogaj, i cili qëndroi në këtë pozitë për 1 mandat e gjysmë.