Misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR ka njoftuar se pjesëtarë të saj nga Kompania Bullgare e Manovrimit, kanë zhvilluar patrullime të rregullta në komunën e Leposaviqit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi i cili është postuar në faqen zyrtare të KFOR-it, në rrjetin social Facebook
Më tutje thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë.
KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX), të cilët janë respektivisht reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë.