KFOR-i njofton se ushtarët italianë dhe kroatë patrulluan rreth kufirit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR ka njoftuar se ka përfunduar operacioni njëzet e katër orësh i zhvilluar nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale West RC i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO.

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se personeli kroat dhe italian kryen një sërë aktivitetesh përgjatë vijës së kufirit administrativ.

Derisa operacioni i përmendur paraqiti vendosjen e një poste komanduese taktike.

Më tutje në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë.

KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX), të cilët janë respektivisht reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024