KFF Mitrovica akuzon Komisionin e Garave për eliminim të qëllimshëm
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KFF Mitrovica akuzon Komisionin e Garave për eliminim të qëllimshëm
kff mitrovica
02/04/2026 - 18:57
Linku u kopjua

Klubi i Futbollit të Femrave Mitrovica ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Komisionit të Garave të FFK-së, duke e cilësuar "skandaloz dhe të turpshëm" vendimin për humbjen e ndeshjes ndaj Dukagjinit (3:0).

Sipas reagimit të klubit mitrovicas, ky vendim është i pabazuar në rregullore dhe vjen si pasojë e një raporti të rremë nga delegatja e ndeshjes, Donjeta Krasniqi.

Mitrovica pretendon se eliminimi nga Kupa po tentohet t’u bëhet me pretekstin e mungesës së mjekut në protokoll, ndonëse prezenca e fizioterapeutit ka qenë praktikë e pranuar dhe e miratuar nga vetë komisioni deri më sot.

Mitrovica paralajmëron padi: "Po e dërgojnë Dukagjinin në finale me padrejtësi"

Në reagimin e tyre zyrtar, drejtuesit e KFF Mitrovicës kanë theksuar se protokolli i ndeshjes ishte mbyllur pa asnjë vërejtje nga palët, por raporti ka ndryshuar më vonë për të favorizuar ekipin kundërshtar.

Klubi ka paralajmëruar ballafaqim në gjykatë me delegaten për shpifje dhe ka bërë thirrje për drejtësi, duke insistuar se rezultati i arritur në fushë po përmbyset me qëllime të pastra jashtë-sportive.

"Kjo nuk është gabim – kjo është padrejtësi e pastër," thuhet në deklaratën e klubit, i cili zotohet se do ta ndjekë çështjen në të gjitha instancat e mundshme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026