Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi sot pesë anëtaret jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2025-2026.
Somalia, Pakistani, Panamaja, Greqia dhe Danimarka fituan zgjedhjet në Asamblenë e Përgjithshme. Somalia mori 179 vota, Pakistani 182, Panamaja 183, Greqia 182 dhe Danimarka 184, duke përmbushur kriterin e marrjes së 2/3 të votave për të zëvendësuar Ekuadorin, Japoninë, Maltën, Mozambikun dhe Zvicrën.
Në Këshillin e Sigurimit, i cili ka pesë anëtarë të përhershëm - Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA - ka gjithashtu 10 anëtare jo të përhershme të zgjedhura për mandate dyvjeçare.
Pesë nga anëtaret jo të përhershme zgjidhen çdo vit. Në zgjedhjet e zhvilluara sipas shpërndarjes gjeografike, dy mandate i ndahen Grupit Afrikan, një Grupit Azi-Paqësor, një Grupit të Amerikës Latine dhe Karaibeve, dhe një Grupit të Evropës Lindore.