Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënjkës së parë të ujit. Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hidratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.
Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën tetë gota në ditë. Megjithatë, sipas të dhënave, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë.
Ideja është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq. E vërteta qëndron krejt ndryshe.
Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini ndërsa jeni në këmbë. Kjo sepse nuk do të merrni ushqyesit e nevojshëm madje mund të kthehet në armikun tuaj. Sipas tyre, trupi i njeriut është projektuar në një mënyrë të atillë që qëndrimi ulur mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.
Uji duhet pirë në pozicionin e duhur
Rreth 70 për qind e përmbajtjes së organizmit është ujë dhe trupi humbet shumë prej tij çdo ditë. Përveç sasisë, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen edhe për pirjen e ujit në mënyrën e duhur. Kur pini ujë duke qëndruar në këmbë, uji thjesht derdhet me furi në të gjithë sistemin tretës, por nuk arrin në organe.
Kjo mënyrë e pirjes së ujit rrezikon edhe kockat dhe indet dhe i dobëson ato. Prandaj herën tjetër që ju pihet ujë, uluni siç duhet dhe lëreni atë të kryejë punën e tij në organizëm pa u nxituar./Alsat Mk