Udhëtimi nuk është vetëm një mundësi për t'i shpëtuar rutinës, por edhe për të përmirësuar shëndetin.
Edhe udhëtimet e shkurtra mund të sjellin freskim, hapje ndaj kulturave dhe perspektivave të reja që ndikojnë ndjeshëm pozitivisht në gjendjen emocionale.
Aktiviteti fizik gjatë udhëtimit ka një ndikim të madh në shëndetin e trurit. Neurologu Emily Rogalski shpjegon se aktiviteti fizik stimulon rritjen e qelizave të trurit dhe forcon lidhjet brenda trurit, gjë që përmirëson kujtesën dhe aftësinë e të mësuarit.
“Kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të demencës dhe lëvizja në një udhëtim mund të jetë një fillim i mirë për të adoptuar aktivitet të rregullt fizik”, tha Rogalski.Përveç kësaj, udhëtimi nxit lidhjet sociale që janë kritike për shëndetin emocional dhe njohës. Përveç mirëqenies emocionale, ndërveprimet sociale reduktojnë rrezikun e rënies së aftësive njohëse, pasi izolimi dhe kontakti i rrallë shoqëror rrisin rrezikun nga demenca.