Këta janë top basketbollistët e Superligës deri tani
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Këta janë top basketbollistët e Superligës deri tani
Përfundimi i 28 xhirove të rregullta në ProCredit Superligën e Kosovës ka nxjerrë në pah liderët statistikorë që dominuan parketin, duke kulmuar me Jericole Hellems të Vëllaznimit si koshashënuesin më të mirë me një mesatare prej 20.8 pikësh për ndeshje.
Dominimi i skuadrës gjakovare u konfirmua edhe në mbrojtje nga Yor Anei, i cili kryeson listën e bllokuesve me 2.3 bllokada për lojë, ndërsa nën kosh u dallua Cesare Edwards i Pejës me 8.3 kërcime për ndeshje.
Organizimin e lojës pati si protagonist kryesor Antwan Scott të Golden Eagle Yllit, i cili u shpall asistuesi më i mirë i sezonit të rregullt me një mesatare prej 6.1 asistimesh, duke kompletuar kështu katërshen kryesore të kampionatit:
- Top shënuesi: Jericole Hellems (Vëllaznimi) – 20.8 pikë
- Top kërcyesi: Cesare Edwards (Peja) – 8.3 kërcime
- Top asistuesi: Antwan Scott (Golden Eagle Ylli) – 6.1 asistime
- Top bllokuesi: Yor Anei (Vëllaznimi) – 2.3 bllokada
KosovaPress