Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës e ka publikuar sot listën e sportistëve më të dalluar të vitit 2022.
Adea Roka, drejtoreshë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport ishte mirënjohëse drejt të gjithë sportistëve që kontribuuan me sukseset e tyre të vazhdueshme, raporton KosovaPress.
Mirënjohje u nda për Stacionin Policor në Gjakovë dhe QKMF-Emergjencat për kontributin e tyre të dhënë në sport.
Punëtori sportiv i vitit u zgjodh Pal Syla, kurse pedagogët më të dalluar ishin Gazmir Pozhegu dhe Shpresa Berisha-Haxhiu.
Ndërkaq, më poshtë i gjeni shpresat e sportit, ekipin dhe trajnerin më të suksesshëm, laureatët më të dalluar dhe laureatin e vitit 2022 në Komunën e Gjakovës.
Shpresat e sportit:
Morihei Duraku – K.T. ”Gjakova”
Rrona Zherka – K.H.”Vëllaznimi” - F
Enes Kurhasku – Muay Thai “Gjakova”
Orgesa Gola – K.H. ”Shqiponja”
Ekipi më i suksesshëm:
KH “Shqiponja”
Leonard Hoxha – KB: “Sport Center”
Laureatët më të dalluar:
Erald Boshnjaku – KV “VËLLAZNIMI”-m
Viola Tanushi – Basketbolliste KB Vëllaznimi
Mark Pjetraj – Klubi Sportiv për persona të verbër L3Gjakova
Edona Radoniqi – KH “Vëllaznimi”
Klea Kastrati – Shahiste K.SH”Vëllaznimi” - f
Shkelzen Goqi – Kërcyesit e Urës
Tirron Mamusha – Atletikë
Laureati i vitit 2022 në Komunën e Gjakovës u shpall Taulant Jakupi – KB “Sport Center”.