Këta janë futbollistët më pak të paguar në Premier Ligë
Në mediat angleze është publikuar lista e futbollistëve më pak të paguar në Premier Ligë.
Pagën më të ulët e ka Alex Mighten, futbollisti i Nottingham Forest, i cili këtë sezon luan si huazim në Kortrijk belg.
Sipas kontratës ai fiton rreth 192 mijë euro në sezon. Në listën e dhjetë futbollistëve me pagën më të ulët në Premier Ligë është edhe portieri gjerman Loris Karius, portieri i tretë i Newcastle. Ish-portieri i parë i Liverpool-it fiton rreth gjysmë milioni euro në vit.
Lojtarët më pak të paguar në Premier Ligë në sezon:
1. Alex Mighten (Nottingham Forrest, i huazuar në Kortrijk) - 192 mijë euro.
2. Rhys Norrington-Davies (Sheffield United) – 220.800 euro
3. Jordan Clark (Luton) – 273.600 euro
4. James Shea (Luton) – 412.800 euro
5. Pelly Ruddock Mpanzu (Luton) – 412.800 euro
6. Kourtney Hause (Aston Villa) – 445.440 euro
7. Loris Karius (Newcastle) – 552.000 euro
8. George Baldock (Sheffield United) – 552.000 euro
9. Tommy Doyle (Manchester City, në huazim te Wolves) – 552.000 euro
10. Max Lowe (Sheffield United) – 552.000 euro