Kështu duket tabela e Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua
Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku në asnjërën prej tyre nuk kishte fitues.
Ndeshja kryesore ishte ajo në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani dhe Drita barazuan me shifrat 2:2, raporton KosovaPress.
Me pikët e reja, Ballkani ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vendin e parë, dy sosh më shumë se Drita në vendin e dytë, dhe pesë sosh më shumë se Llapi në vendin e tretë.
Me barazim përfundoi edhe ndeshja mes Gjilanit dhe Feronikelit ’74, ku rezultati në fund ishte 1:1. Pas barazimit të sotëm, Gjilani ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e shtatë, tri pikë më shumë se Feronikeli ’74 në vendin e tetë.
Po ashtu, krahas këtyre dy ndeshjeve u zhvillua edhe ajo mes Lirisë dhe Dukagjinit, ku rezultati në fund të ndeshjes ishte 0:0.
Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 38 pikë, krahas Lirisë që zë vendin e fundit me vetëm 11 pikë.
Tabelën e Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.