Këshilltari ukrainas thotë se bisedimet me Rusinë "vazhdojnë" pas komenteve të Putin-it
Lexohet për: 1 min.
Mykhailo Podolyak
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një këshilltar presidencial ukrainas tha sot se negociatat me Rusinë ishin "në vazhdim", pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se bisedimet e paqes me Ukrainën kishin arritur "një rrugë pa krye".

"Negociatat janë jashtëzakonisht të vështira. Online në nëngrupet e punës. Por ato janë në vazhdim," tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së presidentit të Ukrainës dhe një negociator kryesor, në një deklaratë të lëshuar nga zyra presidenciale ukrainase.

Deklarata e Podolyak për negociatat vjen pasi ukrainasit përgjigjen me zemërim ndaj zbulimit të vrasjeve të përhapura të civilëve nga trupat ruse dhe një ofensive të pritshme ruse, transmeton CNN.

"Është e qartë se sfondi emocional në procesin e negociatave sot është i rëndë.  Delegacioni ukrainas punon ekskluzivisht brenda një kuadri që është pro-ukrainas dhe transparent. Pala ruse i përmbahet taktikave të saj tradicionale të presionit publik në procesin e negociatave, duke përfshirë disa deklarata publike," tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025