Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një sesion i katërt negociator do të mbahet të hënën midis Rusisë dhe Ukrainës.
"Negociatat shkojnë pa ndërprerje në formatin e video-konferencave," shrkoi sot në Twitter këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak.
Një raund i tretë i bisedimeve të paqes ballë për ballë midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë në Bjellorusi në fillim të kësaj jave përfundoi me një marrëveshje për korridoret e sigurta për refugjatët, por pa ndonjë përparim tjetër të madh.
Zëvendëssekretarja e Shtetit Wendy Sherman tha sot se ndërsa ajo beson se presidenti rus Vladimir Putin po synon të shkatërrojë Ukrainën, sanksionet e Perëndimit mund ta detyrojnë atë në tryezën e bisedimeve.
Podolyak tha të dielën se Rusia tani "i dëgjon me kujdes propozimet e Ukrainës”.
"Kërkesat tona janë - fundi i luftës dhe tërheqja e trupave (ruse)," tha Podolyak.