Këshilli i BE-së miraton hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë
Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot zyrtarisht mandatin për negociatat e anëtarësimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë, për të cilin ishte rënë dakord më parë në nivel ambasadorësh, duke i hapur rrugën konferencës së parë ndërqeveritare që do të mbahet të martën e ardhshme.
Këtë e ka bërë të ditur Presidenca belge në Këshillin e Bashkimit Evropian, transmeton Ukrinform.
“Këshilli i BE-së miratoi qëndrimet e përgjithshme të BE-së, përfshirë kornizat negociuese, për negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo hap rrugën për nisjen e negociatave të martën më 25 qershor në Luksemburg. 15:30 - IGC me Ukrainën. 18:00 – IGC me Moldavinë”, thuhet në postim.
Siç është raportuar, më 14 dhjetor 2023, Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, Bosnje-Hercegovinën dhe i dha statusin e kandidatit Gjeorgjisë.
Të premten e kaluar, më 14 qershor, përfaqësuesit e përhershëm të BE-së ranë dakord në parim për kornizat e negociatave për negociatat e anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë.