“Po i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë disa gjëra, ndonjëherë dëgjojnë ndonjëherë jo”, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ai ka theksuar se Kosova duhet të kryejë detyrat e shtëpisë dhe të ecet përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Kështu u shpreh ai në diskutimin që u organizua nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës për 15 vjetët e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtete të ndryshme. Kritik u shpreh edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se çelësi është normalizimi.
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde tha se partneriteti mes Kosovës e Gjermanisë është unik, por siç shtoi, Kosova duhet të dëgjojë këshillat e partnerëve të saj.
Edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot kërkoi që Kosova të angazhohet në normalizim, pasi që sipas tij ky është çelësi.
Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe organizatat euroatlantike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Në diskutimin për 15 vjetët e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtete të ndryshme, kanë marrë pjesë edhe ambasadorë të tjerë të Kosovës në vende të ndryshme. /Sh.Pajaziti