Kërkoi falje për krime lufte në Kosovë, gjykata serbe lëshon vendimin për arrestimin e Sanduloviq
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokati Çedomir Stojkoviq ka bërë të ditur se prokurori publik në Nish ka ngritur aktakuzë ndaj Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, një ditë pasi ai u rrah brutalisht nga BIA serbe për shkak të homazheve dhe kërkim-faljes për krimet serbe të kryera në Kosovë.

“Këtu mund të shihni vendimin/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për arrestimin e Nikola Sanduloviqit për:  “Në rrjetin social X ka postuar se ka vendosur lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”. Putin arreston dhe rreh rusët nëse vendosin lule për ukrainasit e vdekur. Vuçiq arreston dhe rrah serbët nëse vendosin lule mbi varret e shqiptarëve. Serbi = Bjellorusi. Aleksandar Vuçiq = Sllobodan Milosheviq. Putin = mjeshtër i Serbisë. Nata është e errët dhe plot tmerre... Dhe mobilizimi në Serbi po afron...”, ka shkruar Stojkoviq.

Ai ka postuar në rrjetin social X edhe vendim/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për arrestimin e Nikola Sanduloviqit.

Homazhet që i kushtuan politikanit serb, BIA e bën për spital - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024