Kërkohet paraburgim ndaj personit që ngacmoi seksualisht të miturën në Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
prokuroria-gjakove-560x404
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit G.P.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, nga neni 183 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 01 tetor 2022, në Gjakovë.

“I dyshuari G.P.,  e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari i ndjek nga pas me biçikletë, dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalët ‘Hajde të puthi’, ‘Hajde afrohu’, e fjalë të tjera degraduese dhe poshtëruese, dhe pasi që e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babin e  kësaj të fundit, në ato momente i dyshuari largohet në drejtim te pa njohur”, thuhet në kërkesën e prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit G.P., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 1 tetor 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025