Më pak se 20 për qind e pronave në Kosovë janë të regjistruar në emër të grave. Nga më shumë se 625 mijë prona të regjistruara në Kosovë, vetëm 126 mijë janë në pronësi të grave. Ani pse ligji mundëson që gratë të gëzojnë të drejtën e trashëgimisë, kjo nuk ndodhë në praktikë. Profesorë e ekspertë ligjor konsiderojnë se shteti e ka për detyrë që gratë të gëzojnë këtë të drejtë. Kështu u tha në tryezën e diskutimit me temë "Të drejtat pronësore të grave: Korniza ligjore, teoria dhe praktika”, të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
Gjendja aktuale e të drejtave pronësore të grave, sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, nuk është e mirë.Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se problematikë mbetët edhe ndarja e pasurisë bazuar në vlerësimin e kontributeve mes bashkëshortëve.
Në tryezën e diskutimit me temë "Të drejtat pronësore të grave: Korniza ligjore, teoria dhe praktika”, Xhevat Azemi i cili është ekspert ligjor foli për numrin e grave që kanë pronat në emër të tyre.Edhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Abdulla Aliu tha se është detyrë e shtetit qe gruaja të gëzojë pronën e saj.
Trashëgimia familjare në Kosovë është e rregulluar me ligjin për familje, sipas të cilit, e drejta e trashëgimisë u takon të gjithë anëtarëve të familjes pa marrë parasysh gjininë.