E qeshura nuk është vetëm ngjitëse, por ka edhe shumë efekte pozitive në shëndet.
Ekspertët supozojnë se në këtë mënyrë çlirohen endorfina, e cila jo vetëm redukton stresin, por është edhe e mirë për zemrën. Në Japoni, e qeshura tani do të bëhet edhe të paktën një herë në ditë me ligj.
Ligji nuk kërkon vetëm që individët të qeshin çdo ditë. Kompanitë gjithashtu duhet të krijojnë një mjedis të lumtur pune. Çdo e teta ditë e çdo muaji duhet të shpallet “ditë e të qeshurit” nëpër kompani.
Rregullorja u miratua nga Partia Konservatore Liberal Demokratike. Politikanët ende nuk kanë bërë të ditur se sa konkretisht do të zbatohet detyrimi i të qeshurit.
Studimi i Universitetit të Yamagata, të cilit i referohen politikanët, u botua në vitin 2020. Shkencëtarët kishin analizuar të dhënat nga mbi 17.000 njerëz dhe zbuluan se ata që qeshnin të paktën një herë në javë kishin më pak gjasa të zhvillonin probleme kardiovaskulare.