Angazhim më i madh dhe konstruktivitet u kërkua nga Kosova dhe Serbia për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të dialogut të Brukselit. Në tryezën e organizuar të mërkurën nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) për të ardhmen e dialogut, u tha mes tjerash se Prishtina dhe Beogradi aktualisht nuk kanë gatishmëri për arritjen e një marrëveshje finale dhe zbatimin e ujdive aktuale.
Profesori në universitetin “Johns Hopkins” në ShBA, Daniel Server tha se dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu i tanishëm politik.Krahas kësaj, analisti amerikan tha se vazhdimi i Administratës Biden në ShBA edhe për një mandat të dytë do të jetë më mirë për Kosovën dhe Ballkanin, sesa rikthimi i ish presidentit Donald Trump.
Pjesë e tryezës ishte edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila tha se Kosova dhe Serbia kanë bërë hapa të vegjël në implementimin e marrëveshjeve në dialog.
Në anën tjetër, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, tha se nuk pret marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu penalistët kërkuan që Bashkimi Evropian të ketë qasje të barabartë në dialog mes palëve.