Kërcënohen me jetë dy punëtorë serbë të Leposaviqit
Lexohet për: 1 min.
sddfsg
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kërcënime për serbët që i pranojnë institucionet e Kosovës janë publikuar në Telegram. Së fundi dy prej tyre, Millosh Vuckoviq dhe Miljana Saviq u kërcënuan haptazi, ku përveç fotografisë së publikuar shkruhet se "ata duken shumë të lodhur nga jeta, duhet t'iu bëhet një zgjidhje për këtë".

Ky kërcënim që nënkupton vrasjen e tyre, dëshmon edhe njëherë rrezikun që iu kanoset serbëve që i pranojnë institucionet e Kosovës, nga grupe të caktuara serbe.

"Shërbëtorët dhe të dëgjueshmit e shqiptarëve,  Millosh Vuçkoviq dhe Biljana Saviq, pas gjërave të pahijshme dhe përdorimit të drogës, po flenë në zyrat komunale në komunën e Leposaviqit, në vendin e punës që ua ka caktuar terroristi Kurti dhe kryetari ilegal i Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Ata duken shumë të lodhur nga jeta, duhet tu bëhet një zgjidhje për këtë", thuhet në shkrimin kërcënues të publikuar ne Telegram.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025