Kërcënim me armë në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Policia deklarohet për aksidentin e mjetit policor në veri
Foto Arkivë
3 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik- Shtërpcë, saktësisht në fshatin Brod të Shtërpcës, një person derisa po qarkullonte me veturën e tij me targa vendore, është përcjellur nga një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka ndaluar në rrugë dhe e ka kanosur me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të Shtërpcës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, ku policët e stacionit kanë arritur që në qendër të Shtërpcës të ndalojnë veturën e dyshuar dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës kanë gjetur një armë të zjarrit ( pistoletë ) me 28 fishekë.

“I dyshuari E.B ( M/K) i moshës 35 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore,  ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024