Kënga e Evrovizionit nis sonte, Ronela Hajati këndon e para
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shqipëria do të hapë sot e para Festivalin evropian të këngës Eurovision Song Contest 2022, që zhvillohet në Torino, Itali, nga 10-14 maj.

Këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, do të ngjitet e para në skenën e festivalit më të madh evropian të këngës.

Kënga “Sekret” është ndër më të klikuarat dhe të pëlqyerat këtë vit. Këngëtarja do të shoqërohet nga një trupë balerinësh dhe Kladia Pepa në performancën e saj.

Ronela Hajati me këngën “Sekret” u shpall në dhjetor të 2021 fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Festivali Evropian i Këngës do të prezantohet nga Laura Pausini, Alessandro Cattelan e Mika. Në këtë edicion marrin pjesë 40 vende nga Evropa.

Natën e parë të festivalit do të këndojnë: Ronela Hajati, Sekret (Shqipëria), Citi Zeni: Eat Your Salad (Letonia), Monika Liu: Sentimental (Lituania), Marius Bear: Boys do Cry (Zvicra), LPS (Last Pizza Slice): Disko (Sllovenia), Kalush Orestra: Stefania (Ukraina), Intelligente Music Project: Intention (Bullgaria), S10: De Diepte (Paesi Bassi) Zdob ?i Zdub & Fra?ii Advahov: Trenule?ul (Moldavia), MARO: Saudade saudade (Portugalia), Mia Dimši?: Guilty Pleasure (Croazia), Reddi: The Show (Danimarca), LUM!X & Pia Maria: Halo (Austria), Systur (Sigga, Beta and Elín): Með Hækkandi Sól (Islanda), Amanda Georgiadi Tenfjord: Die Together (Greqia), Subwoolfer: Give That Wolf a Banana (Norvegjia), Rosa Linn: Snap (Armenia).

Vitin e kaluar grupi muzikor italian “Maneskin” fitoi Eurovision Song Contest 2021 me këngën “Zitti e Buoni”, me 524 vota./ATSH

https://kosovapress.com/admin/ronela-hajati-gati-per-magjine-e-madhe-te-evrovizionit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024