Kelmendi takohet sot me të rinjtë e Mitrovicës në “Minatori”
Lexohet për: 1 min.
4-Kelmendi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur nga Federata e Xhudos e Kosovës, Majlinda Kelmendi do të takohet sot me të rinjtë e Mitrovicës në palestrën “Minatori”.

Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të programit shtetëror, "Kosova, shtet i xhudos" do të organizohet ngjarja speciale me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin si pjesë e demonstrimit të xhudos për të gjithë nxënësit e qytetit të Mitrovicës, raporton KosovaPress.

Bashkë me trajnerët dhe xhudistët e klubit të xhudos, "Trepça", Majlinda Kelmendi do të prezantojë disiplinën e xhudos dhe do të takohet me të gjithë të rinjt për të festuar kulturën dhe arritjet e xhudos në Kosovë.

Ngjarja speciale me Kelmendin do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025