Kelmendi: Progresi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit i atribuohet shoqërisë demokratike dhe transferit paqësor të pushteteve
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit gjatë  vitit 2021.

Në bazë të raportit të Transparency International, Kosova është vlerësuar me tri pikë më shumë se vitin 2020-të.

Kjo, sipas Arben Kelmendit nga KDI ka ardhur për shkak të zhvillimeve demokratike vitin e kaluar.

Megjithatë, ai në një konferencë për medie, tha se ndikim ka pasur edhe miratimi i strategjisë për sundimi të ligjit të miratuar nga Qeveria Kurti.

“Nga 36 pikë Kosova është vlerësuar me 39.Përveç progresit kur krahasohet me vitin 2012 shihet se ka shënuar progres edhe prej 5 pikëve në afat dhjetë vjeçar.  Shqipëria shihet se është e vetme vend në rajon që nuk ka shënuar progres. Progresi në Kosovë i atribuohet shoqërisë demokratike dhe transferit paqësor të pushteteve”, tha ai.

https://kosovapress.com/admin/raporti-i-transparency-international-kosova-permiresohet-per-tri-pika-ne-luften-kunder-korrupsionit/
https://kosovapress.com/admin/ambasadori-gjerman-lajm-i-mire-kosova-ka-bere-perparim-te-dukshem-ne-luftimin-e-korrupsionit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024