Është mbajtur sot Konferenca Vjetore e Prokurorëve të Shtetit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka theksuar se raportet kredibile ndërkombëtare tregojnë së Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në sundimin e ligjit, jo vetëm në rajon por edhe në nivel botëror, ku sistemi prokurorial, ka pasur rolin vendimtar në këto suksese.
Gjithashtu, Kelmendi ka potencuar se Është mbajtur sot Konferenca Vjetore e Prokurorëve të Shtetit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Po ashtu, Kelmendi iu ka bërë thirrje të gjithëve që në të ardhmen të tregojnë përkushtim, profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi më të madhe në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore, të luani një rol më aktiv në drejtim të forcimit të pavarësisë, paanshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies, në mënyrë që ta forconi besimin e qytetarëve në Sistemin e Prokurorial.
“Këto kritika kanë qenë dhe do të jenë një shtytje për të përmirësuar punën tonë në interes të qytetarëve dhe drejtësisë”, tha ai.
Fjalë rasti në këtë konferencë patën, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, si dhe John Hanley, këshilltar ligjor në Ambasadën Amerikane, të cilët përshëndetën punimet e kësaj konference.
Po ashtu, gjatë kësaj konference janë mbajtur zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës. Me shumicë të votave të prokurorëve, kryetar i Shoqatës është zgjedhur Prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, ndërkaq zëvendëskryetar i kësaj shoqate është zgjedhur, Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ali Ajdini.