Kelmendi: Bëj thirrje që të gjithë qytetarët të votojnë
Lexohet për: 1 min.
kelmendi-230423
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Taulant Kelmendi u ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve që të votojnë.

Pasi ka ushtruar të drejtën e votës, Kelmendi ka folur para gazetarëve, me ç’rast ka thënë se shpreson që të gjithë qytetarët do ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Shpresoj dhe bëjë thirrje te të gjithë banorët, tek të gjithë qytetarët me të drejtë vote me dal me votua për kandidatin, për të cilin ata mendojnë që është më i miri për ta”, ka thënë ai.

Në Mitrovicën e Veriut garojnë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025