KEK-u kampion vjeshtor i Ligës së Dytë, trajneri Nasufi zbulon synimet e klubit
Lexohet për: 2 min.
enis-nasufi-051223
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me 13 fitore, tri barazime e asnjë humbje, skuadra e KEK-ut është shpallur kampione vjeshtore e Ligës së Dytë të futbollit Kosovar.

Skuadra nga Obiliqi është liderë e tabelës me 42 pikë, tri më shumë se Mitrovica e vendit të dytë.

Në një intervistë për KosovaPress, trajneri i KEK-ut, Enis Nasufi ka thënë për KosovaPress se synimi i klubit është rikthimi në Ligën e Parë, edhe pse rivaliteti me ekipet tjera pretendente është mjaftë i lartë

Skuadra, sipas Nasufit është në gjendje stabile financiare dhe si rrjedhojë e kësaj, për ta rritur kualitetin mund të sjellë edhe përforcime të reja në afatin kalimtar të janarit.

Tutje, Nasufi thotë se ka besim edhe tek talentët e skuadrës mbi të cilët po synohet të ndërtohet e ardhja e KEK-ut për një periudhë më të gjatë.

Një ecuri e tillë e rezultateve natyrisht se bie në syrin e klubeve të tjera, por Nasufi thotë se do t’i qëndrojë besnik KEK-ut, përkundër se ka oferta nga disa klube të Ligës së Parë.

Trajneri i KEK-ut gjithashtu u shpreh shumë i kënaqur me kushtet dhe infrastrukturën në të cilën klubi i tij zhvillon stërvitjen dhe punën e përditshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024