KEK: Njësia B-2 në operim të sigurt
Lexohet për: 1 min.
KEKu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 pas remontit është duke operuar me parametra që garantojnë se do të ketë prodhim stabil për periudhën e ardhshme.

KEK thekson se ajo që është pasqyruar në opinion përmes mediave është një zgjidhje përkohshme (kalimtare) teknike e cila në asnjë mënyrë nuk e cenon sigurinë operimit të njësisë B2.

“Me këtë rast, lusim mediat që të mos bien pre e dezinformatave nga persona të pa autorizuar që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të KEK-ut. Për më tepër, lajmet e tilla të pa sakta gjithashtu po ndikojnë negativisht edhe në motivimin e punëtorëve të cilët po japin maksimumin për t’i përfunduar me sukses remontet e rregullta vjetore të njësive prodhuese”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025