Kearns thirrje Borrellit e Von der Leyenit: Largoni sanksionet ndaj Kosovës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka bërë thirrje shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që t’i heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kearns ka shkruar në X se Kosova po punon me ndërkombëtarët e presidenti serbe Aleksandar Vuçiq po refuzon.

“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von der Leyen”, ka shkruar Kearns në rrjetin social X.

Kearns: Një muaj pas sulmit në Banjskë, Radoiçiq i lirë - KosovaPress

Kurti-Kearns: Ndëshkimi i Serbisë vendimtar për mospërsëritje - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024